Aleksandër Laho i njohur me nofkën Rrumi i Shijakut i cili kërkohet prej disa kohësh nga autoritetet shqiptare ishte drejtuesi i skemës së mirëorganizuar të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit. Ai në bashkëpunim me vëllain e tij Vullnet Muca, tashmë i arrestuar me urdhër të SPAK dhe me Agron Bejdollin si dhe Vlash Brajën krijuan një formacion të posaccëm kriminal në formën e grupit të stukturuar, duke falsifikuar në këtë mënyrë dokumenta të ndryshme që shërbenin për regjistrimin e pronave ne hipotekë, aktivitet që sipas Prokurorisë së Posaccmë është bërë në mëyrë të vazhdueshme me qëllim përfitimin material.