Në kuadër të fluksit të vizitorëve përgjatë sezonit turistik, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual, Pirro Vengu. Gjatë takimit, Rrumbullaku vlerësoi punën që po kryhet nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, përgjatë pikut të sezonit turistik.