Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti në një takim Ambasadorin dhe Zv/ambasadorin e Brazilit në vendin tonë, João Tabajara De Oliveira Júnior dhe Ricardo Portugal. Fokus I diskutimeve ishte forcimi I bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj braziliane, kryesisht për goditjen e aktiviteteve kriminale por edhe për vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.