Policia rrugore e Tiranës vijon të mos tregojë toleracnë për asnjë drejtues automjeti, i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Edhe këtë javë rrugorja arrestoi dhe nisi hetimin për 29 drejtues automjetesh, pasi nuk ishin të pajisur me leje drejtimi, u kapën në flagrancë në gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa dy prej tyre u larguan nga vendngjarja, pasi shkaktuan një aksident rrugor.