Policia Rrugore e Tiranës, ka shtuar kontrollet, ku vetëm gjatë natës së kaluar raportohet se ka realizuar kontrolle në pikat problematike dhe “njollat e zeza” të akseve rrugore në Tiranë. Bëhet me dije se kontrollet kanë qenë të fokusuara në shkeljet e rregullave të sigurisë rrugore si dhe përdorimin e pijeve alkolike dhe lëndëve narkotike.