Opozita proteston këtë të shtunë për mbylljen e TikTok. Protesta do të zhvillohet në orën 19:00 para Kryeministrisë dhe do të mbyllet në orën 21:00. Për mbarëvajtjen e tubimit, policia ka marrë një sërë masash duke devijuar dhe trafikun në disa segmente. Me qëllimin e mbarëvajtjes së tubimit: Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri” dhe nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;