Pas pesë ditësh “paralizimi” total të qarkullimit drejt juglindjes, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gjetur një zgjidhje provizore për të menaxhuar situatën e krijuar si pasojë e shembjes së rrugës në zonën e quajtur si “Arrat e Gurrës”, në Dragostujnë. ARRSH ka vendosur ndërtimin e një rruge provizore prej 1.3 km buzë Shkumbinit, gjë e cila, sipas autoritetit do të lehtësojë qarkullimin deri në zgjidhjen përfundimtare të problematikës. Po ashtu, ka nisur pune edhe për demontimin e urës së Dragostunjës, pasi struktura e saj u dëmtua nga rrëshqitja dhe fundosja e tokës.