Gjatë 24 orëve të fundit, situata e krijuar nga moti I keq paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve, sipas shtabit të emergjencave, janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po ashtu po vijojnë punën në zonat e cilësuar me risk.