Me 80 vota pro, deputetët miratuan borxhin e radhës në vlerën e 49 milionë eurove, që qeveria do të marrë nga Fondi Saudit për ndërtimin e rrugës ‘Qukës Qafë Plloçë’, një rrugë e mbetur rrugëve. Prej më shumë se një dekade, asnjë qeveri s’ka mundur të përfundojë 43.4 kilometër rrugë, me dy korsi dhe tunel 375 metër të gjatë.