Dhjetëra banorë të fshatit Varibop, pjesë e njësisë administrative Cakran në Fier dolën në protestë të premten. Shkak i zemërimit të tyre është amortizimi i theksuar i rrugës lidhëse prej rreth dy kilometrash, e cila është pothuajse e pakalueshme në të gjithë gjatësinë e saj. Sipas banorëve, ky segment rrugor është lënë në harresë prej dekadash, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm pas punimeve të kryera nga ujësjellësi rreth dy vite më parë, që nuk e riktheu më rrugën në gjendjen e mëparshme.