Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se rruga alternative në Librazhd-Përrenjas do të hapet mesditën e së martës. Kreu i ARRSH tha për mediat se hapja e qarkullimit do të jetë pa kufizime dhe për të gjitha llojet e mjeteve. Rruga u bllokua 11 ditë më parë për shkak të shembjes së një masivi dheu. Autoritetet thonë se shembja është natyrore dhe nuk ka lidhje as me gërryerjen e shtratit të lumit Shkumbin dhe as me ndërtimin e aksit të ri të Korridorit 8.