Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë për ecurinë e procesit e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama tha se Shqipërisë i ka buzëqeshur fati si asnjëherë më parë. Tashmë të gjitha yjet janë bashkuar për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve. Rama theksoi se negociatat tashmë janë hapur dhe duhet shfrytëzuar koha që kjo derë të mos mbyllet.