Banorët e fshatit Mirakë në Librazhd kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd në protestë pasi gjatë ndërtimit të rrugës nuk është parashikuar rruga dytësore që hyn në fshat. Rreth 7 mijë banorë, 5 fshatra të kësaj zone janë izoluar dhe nuk gjejnë asnjë zgjidhje. Banorët i janë drejtuar ARRSH por pa marrë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre. Ata deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit duke bllokuar çdo ditë aksin nacional. Ndërkohë bllokimi i rrugës ka bllokuar për rreth 30 minuta qindra drejtues mjetesh. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.