Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen e ka konsideruar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si hap thelbësor në jetësimin e synimeve euro-atlantike të Kosovës. Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimit të zhvilluar të dielën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.