“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”. Me këtë deklaratë të miratuar njëzëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008 do të merrte jetë krijimi i shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës.