Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me studentë dhe të rinj, ka folur mbi ecurinë e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Në fjalën e tij, Rama theksoi se integrimi në BE nuk është thjesht një ndryshim formal statusi, por një transformim i thellë i pozitës së Shqipërisë. Rama u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment historik, duke e theksuar se vendi ynë kurrë më parë vendi nuk ka pasur një mundësi kaq të favorshme . Rama para studentëve tha se yjet janë bashkuar dhe janë vënë në rresht për Shqipërinë. Shqipëria ka ndryshuar tha kryeministri, nga një vend i nënvlerësuar në një vend me perspektivë reale europiane.