Pas shkarkimit të drejtorëve dhe shefit të komisariatit të Shkodrës për rastin e lejimit të ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, policia e shtetit ka ndërmarrë disa ndryshime që prekin strukturat drejtuese të saj në Tiranë, Kukës dhe Shkodër. Sipas këtyre ndryshimeve, Bekim Lika, nga shef komisariati në policinë e Kukësit kalon në të njëjtin pozicion, por këtë herë në Shkodër.