Ndryshime të reja priten të bëhen zyrtare në disa komisariate në vend, teksa tashmë mësohet nga burimet se janë firmosur nga Drejtori I Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku dhe thjësht pritet zyrtarizimi I tyre. Kështu në Kavajë është emëruar Gazment Dermozi, ndërsa ish-shefi Emiljan Pashaj ka kaluar në Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme. Nga ana tjetër Behar Caka është emëruar shef komisariati në Lezhë, ndërsa në Mirditë është caktuar Paulin Çupi.