Fituesi në garën e ngushtë për Bashkinë e Rrogozhinës u përcaktua nga votat e të burgosurve. Ka qenë kutia e votave nga burgu i Rrogozhinës që përmbysi rezultatin për kandidatin socialist ndaj rivalit të koalicionit Bashkë Fitojmë. Deri para numërimit të votave të të burgosurve, Shkëlqim Hoxha i opozitës kryesonte garën me një numër të vogël votash.