Privati po mbetet thuajse i pandikuar nga rritja e pagave në sektorin shtetëror. Fillimisht u vlerësua se për shkak të konkurrencës rritja e pagave në shtet do të sillte po të njëjtin trend pagash edhe në privat, por të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se paga mesatare për një të punësuar në sektorin shtetëror në tre mujorin e fundit të vitit 2024 ka arritur në nivelin e 100 mijë e 437 lekëve, ndërsa në privat paga mesatare është 76 mijë lekë.