Policia e Tiranës goditi një rrjet prostitucioni në kryeqytet ku ishin të përfshira dhe disa shtetase të huaja. Në prangat e policisë ra një shtetase kolumbiane, e cila ishte organizatorja e këtij aktiviteti të paligjshëm, si dhe 6 vajza të tjera me shtetësi të huaj, që kishin ardhur enkas në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.