Ryanair, linja ajrore e vetme me tarifa të ulëta në Shqipëri, këtë të mërkurë celi zyrtarisht bazën me 4 avionë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Në sezonin veror 2026 Ryanair do të operojë 44 destinacione dhe do të realizojë një rritje rekord të trafikut me 50%, duke arritur në 4 milionë pasagjerë në Tiranë. Ky zhvillim është rezultat i politikave mbështetëse të Qeverise Shqiptare dhe të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat e inkurajuan Ryanair të hapë 21 linja të reja këtë verë. Hapja e bazes krijon mbi 3,000 vende pune, përfshirë 120 vende të reja pune me paga të larta për pilotë, inxhinierë dhe staf kabine, të bazuar në Tiranë.