Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë me tre ish-demokratë të zhgënjyer të cilët tani më I përkasin Partisë Socialiste. Të tre të ftuarit në Podkastin ‘Flasim’ janë nga qyteti I Vlorës, ata rrëfyen idealet e tyre politike por edhe peripecitë që kanë kaluar ndër vite. Sara Bobo, Klea Lalo dhe Klidi Metaj treguan pse vendosën t’i bashkoheshin PS-së. Klidi Metaj tregoi hapur dhe ‘persekutimin politik’ me të cilën përballën në Vlorë.