Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Pogradec, ku inspektoi nga afër kantierin e shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit, ka vizituar dhe dy shkollat e reja në këtë qytet. Teksa ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Rama u ndal në disa nga klasat si dhe ambientet sportive të shkollave. Kryeministri theksoi se me buxhetin e vitit 2024 do të ketë rritje të pagave për mësuesit. Rama: “Do të vijojmë t’i rrisim pagat përsëri”.