Duke filluar nga 1 tetori, 767 mijë qytetarë në të gjithë vendin do të përfitojnë rritje të pensionit në masën 8.6 për qind. Qeveria miratoi këtë të enjte, për të gjitha kategoritë e pensioneve, ku përfshihen të pleqërisë, të invaliditetit apo ndihma të posaçme shtetërore, një indeksim në masën 8.6 për qind. Kjo rritje, mbulon gjithë ndryshimin e çmimeve të matur nga INSTAT në mënyrë të dedikuar për kategorinë e pensionistëve, pasi merr në konsideratë ndryshimet e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve që konsumojnë pensionistët.