U lançua sot Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, i cili shënon një moment të rëndësishëm për sistemin arsimor të vendit, teksa çel një kapitull i ri në përpjekjen e qeverisë për rritjen e vazhdueshme profesionale të mësuesve. Programi do të jetë një mozaik metodash moderne të mësimdhënies, përmes të cilit do të synohet të fuqizohet më shumë komuniteti i mësuesve, në funksion të përmirësimit të eksperiencës të mësimdhënies dhe përgatitjen më të mirë të nxënësve për t’u përballur me sfidat akademike dhe ato profesionale