Kryeministri Edi Rama paralajmëroi votimin në Kuvend gjatë kësaj jave të ligjit për rritjen e pagave, duke theksuar se kështu po mban premtimin e dhënë gjatë fushatës elektorale. Sipas Ramës ligji do të përllogarisë rritjen e pagave të punonjësve të administratës publike duke nisur nga data 1 prill. Sipas tij, vonesa erdhi për shkak të deputetëve që kërkoni që së pari të rritej paga e tyre.