Rritja e normës së interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë në muajin nëntor me 0.25 për qind dha efektin e parë të saj te forcimi i lekut përballë monedhave të huaja. Kështu arsyeton Konfindustria Shqiptare, që i bën thirrje Bankës së Shqipërisë që të tregohet më e kujdesshme me politikat monetare, pasi sipas saj, po dëmton rëndë eksportuesit shqiptarë, sidomos sektorin e fasonerisë.