Konfederata e Industrive në vend ka ripërsëritur kërkesat e saj për qeverinë dhe rishikimin e politikës fiskale mbi naftën. Me anë të një reagimi publik, Konfindustria shprehet se ekzekutivi duhet që të rishikojë në mënyrë të plotë politikën fiskale dhe rregullatore në tregun e karburanteve, për të shmangur një recesion të mundshëm ekonomik. “Vlerësimet e modelit ekonomik shqiptar tregojnë, që rritja me 30 për qind e çmimit të derisotëm të karburanteve krijon inflacion me të paktën 6 për qind dhe një rënie të PPB me 2.8 deri në 3 për qind”, thuhet në deklaratë.