Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të finalizohet krijimi i një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, me qëllim të stabilizimit të tregut. jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur në momentin kur do finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, i cili do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut, do të ndikojë në rritjen e transparencës së çmimit, si dhe do të garantojë furnizimin në treg, duke pasur në mbështetje një kapacitet shumë të rëndësishëm siç është garancia sovrane.