Bujqësia dhe industria shqiptare ndodhen në recesion të thellë. Prej vitesh tanimë prodhimet bujqësore po njohin rënie të njëpasnjëshme. E pyetur për këtë situatë, ministrja e ekonomisë, Delina Ibrahimja, u shpreh se këta dy sektorë nuk kanë peshë të madhe për vendin. Ibrahimaj: “Në fakt, po, është e vërtetë që bujqësia dhe industria kanë pasur ngadalësim gjatë vitit të kaluar. Por këto nuk janë sektorët me peshën kryesore në ekonominë reale, shërbimet janë sektori me peshën më të madhe. Sa i takon prodhimit, janë sektorë që lidhen me prodhimin e mallrave por jo me prodhimin total të ekonomisë shqiptare. Sa i takon industrisë ka pasur reduktim por ka ardhur nga biznese të mëdha të lidhura me industrinë nxjerrëse.”