Qeveria e Kosovës ka vendosur masa mbrojtëse për çmimin e derivateve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve në treg. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari, njoftoi se është nënshkruar vendimi që përcakton marzhat maksimale të fitimit për shitjen me shumicë dhe pakicë.