Ballkani Perëndimor u përfshi nga një valë shtrenjtimi çmimesh të produkteve bazë të shportës dhe të hidrokarbureve, pas krizës ekonomike, që shkaktoi lufta në Ukranë. Në harkun kohor të vetëm pak muajve, efektet e krizës u ndjenë më shumë në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Diferencës së çmimeve në tregun shqiptar dhe atyre ballkanike, ekonomisti Rezart Prifti ia faturoi abuzimeve që ndodhin në treg nga operatorët e shitjes.