Panorama ekonomike e vendit tregon se bujqësia dhe industria prej kohësh janë në rënie të lirë, dhe i vetmi sektor me kontribut pozitiv është ndërtimi. Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ky është një model ekonomik i deformuar, ku privilegjet dhe favorizimet për një grup të vogël kanë zëvendësuar konkurrencën dhe prodhimin real.