Kjo e martë riktheu protestat në kryeqyetet, pasi bordi i transparencës ngriti sërish cmimin e hidrokarbureve, edhe pse qytetarët për disa ditë me radhë protestuan për skandalin e rritjes së cmimeve. Qindra qytetarë u mblodhën përpara Kryeministrisë në orën 17 00, për të kundërshtuar edhe njëherë rritjen e cmimit të hidrokarbureve dhe të produkteve ushqimore. Mirëpo, edhe pse cmimet sërish pësuan një rritje të ndjeshme, pjesëmarrja në protestën e kësaj të martë nuk ishtë shumë e lartë. Aktivistët e shoqërisë civile, si cdo herë edhe këtë të martë ishin prezent përpara kryeministrisë për të ngritur zërin në lidhje me këtë padrejtësi.