Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka nisur një hetim për monitorimin e tregut vendor, pas shqetësimeve të qytetarëve për rritje të çmimeve për produktet e shportës bazike, bukës, kafesë dhe produkeve të tjera. Autoriteti tani po zhvillon një analizë të thelluar për mbi njëzet produkte ushqimore.