Partia Demokratike e Kosovës akuzon politikat e Qeverisë së Albin Kurtit se kanë lënë në vendnumëro ekonominë e vendit. Arben Mustafa nga PDK thotë për KosovaPress se rritja e madhe e çmimeve tek produktet, rënia e investimeve publike, klima e biznesit, rënia e investimeve në sektorin privat, janë vetëm disa nga faktorët që e karakterizojnë qeverinë aktuale.