Top News – Rritet zemërimi i Trumpit me Putinin / Rusia sulmon Kharkivin, digjen autobusët e qytetit
30/05/2025 18:01

Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë mbi Harkiv, në Ukrainë, ndërsa i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Keith Kellogg, tha se presidenti amerikan po “zemërohet” gjithnjë e më shumë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me vonesën në arritjen e një armëpushimi, që do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Oleh Syniehubov, kreu i rajonit të Harkivit, që gjendet në kufi me Rusinë, tha përmes një postimi në Telegram se të paktën tetë persona janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, nga sulmi që ndodhi mëngjesin e të premtes. Kryetari i këtij rajoni, Ihor Terekhov, tha se sulmi shënjestroi “një ndërmarrje komunale”, duke mos dhënë më shumë detaje. Më pas, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi imazhe të autobusëve të djegur pas sulmit, duke e quajtur atë "një sulm tipik rus ndaj jetës së zakonshme". Ai tha se të paktën tetë dronë Shahed goditën vendin, duke dëmtuar edhe ndërtesat e banimit aty pranë. "Shahedë rusë kundër autobusëve të zakonshëm", shkroi Zelensky në mediat sociale. "Shumica e këtyre sulmeve synojnë infrastrukturën civile dhe nuk kanë qëllim ushtarak". Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulme të vazhdueshme, teksa janë intensifikuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi. Shumica e sulmeve shkatërrimtare janë kryer mbi ndërtesa civile, të cilat Rusia pretendon se nuk i shënjestron, pavarësisht dëshmive të shumta që tregojnë të kundërtën. “Zemërimi i Trumpit është se ai ka paraqitur disa propozime të arsyeshme dhe ka bërë diskutime të arsyeshme dhe ai sheh një nivel të paarsyeshmërisë nga Putini që vërtetë e acaron atë”, tha i dërguari amerikan për ukrainën, Keith Kellogg në një intervistë për ABC Neës.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16