Niveli i lumit Osum është rritur, duke sjellë rrezik edhe në lagjen Goricë të Beratit. Nga vërshimi i shirave ka patur probleme në kanalizime duke bërë që një pjesë e pedonales të mbushet me ujë. Ndërhyrjet po kryhen nga ujësjellës kanalizimet në lagjen 28 Nëntori. Në Poliçan ujërat janë tërhequr, ndërsa në Dimal ka ende prani uji në disa zona bujqësore.