Çmimi i biletës për hyrjen në Parkun e Butrintit është rritur me mbi 30 për qind. Vendimi i marrë nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit e rrit biletën nga 700 në 1000 lek për person. Rritja e çmimit të biletës parashikohet në planin e biznesit të këtij fondacioni, ku brenda 7 viteve sipas këtij plani të shkojë në 11 euro.