Të punësuarit në bizneset prodhuese në Shqipëri janë ata që punojnë me orare më të zgjatura, ndjekur më pas nga të punësuarit në ndërtim. Mesatarisht, shqiptarët punojnë 43.7 orë në javë dhe poshtë kësaj mesatareje janë vetëm të punësuarit në administratën publike me më pak se 40 orë punë.