Treqind e dy ushtarë të rinj bënë të premten betimin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së u mbajt në Kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj, ku më të mirët janë vlerësuar me mirënjohje. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i tha ushtarëve të rinj se uniforma që mbajnë, para se të jetë simbol i ushtrisë tonë, është identitet e trashëgimi i brezave të tërë që kontribuuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës.