Turistët qëndrojnë më gjatë, por jo vetëm në hotele. Statistikat e INSTAT tregojnë se për muajin qershor numri i turistëve vendas dhe të huaj është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe po ashtu edhe koha e qëndrimit të tyre në strukturat akomoduese. Në muajin Qershor 2022, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 25,5 %, në krahasim me Qershorin e shkuar, ndërsa numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 37,9 përqind duke shënuar më shumë të ardhura për turizmin.