Drei në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e mëdha, kanë paralajmëruar përfaqësues të disa kompanive të licencuara për furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim që nga data 1 qershor të gjitha kompanitë e mëdha, me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Sipas ZRRE-së, numri i tyre konsiston mbi 1.000, të cilat aktualisht furnizohen nga Operatori për Furnizim me Energji (KESCO), si furnizuesi kryesor i licencuar.