Borxhi i jashtëm i vendit është rritur në mënyrë të konsiderueshme në harkun kohor të tre muajve të parë te 2021, duke u rritur me 297 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Koronavirusi luajti një rol të rëndësishëm jo vetëm në rritjen e konsiderueshme të borxhit publik, por edhe në evidentimin e mungesave të mbështetjes në financat vetjake në moment krize. Momentalisht borxhi publik ka arritur në një ekstrem prej 81.9 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.