Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të enjte vendimin për rritjen e shtesave për nënat e reja të papunësuara nga 170 euro sa ishte për gjashtë muajt e parë në treqindenjëzetepesë 325.9 euro. Për nënat e reja të punësuara, kryeministri Kurti, tha se përveç pagesës prej shtatëdhjetë (70%) për qind për 6 muaj nga punëdhënësi ato do të mbështeten për tre muajt e parë pas lindjes me treqindenëntëmbëdhjetë (319.5) euro. Po ashtu qeveria Kurti, mori vendimin e tretë për rritje të pagave për shërbyesit civilë për pesëdhjetepesë (55) euro nga muaji korrik.