Mjekët specialistë do të përfitojnë rritje page me 50 mijë lekë duke filluar nga muaji prill. Nga Kongresi i Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se autonomia spitalore do të garantojë shpërblim më lartë financiar për mjekët që kryejnë më shumë vizita dhe operacione.