Një lajm i shumëpritur vjen për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht për ata që kanë shërbyer për 20-30 vite, duke marrë parasysh vlerësimin e pensioneve dhe pagave me një formulë të re. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, njoftoi ndryshimet për të gjithë nënpunësit civil, duke i unifikuar me pagat e administratës qendrore.