Mbi 100 mijë fëmijë brenda 4 viteve janë lindur në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave, nga viti 2022 deri në 2025 janë lindur 54,453 djem dhe 51,218 vajza. Nga të dhënat, mumri i fëmijëve të lindur në vitin 2025 ka pësuar një rritje, krahasuar me një vit më parë, me 869 lindje më shumë.