Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e radhës masat e reja të kufizimeve në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ditët e fundit është shënuar rritje tej normales e rasteve me COVID-19 dhe varianti Delta tashmë po mbizotëron rastet e të infektuarve. Vitia tha se në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore po vendosen masat e reja kufizuese, pasi kapacitetet e spitaleve janë të kufizuara.